UBT News

Zelensky thotë se Rusia do të mposhtet sikurse u mposhtën nazistët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u zotua të hënën se forcat ruse do të mposhten në Ukrainë siç u mund Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore, duke përkujtuar Ditën e Fitores në Evropë.

“E gjithë e keqja e vjetër që po rikthen Rusia moderne do të mposhtet ashtu siç u mund nazizmi”, tha Zelensky përmes një deklarate, duke shtuar se: “Ashtu siç e shkatërruam të keqen së bashku atëherë, ne po e shkatërrojmë një të keqe edhe tani”./UBTNews/

Exit mobile version