UBT News

Zelensky thotë se Rusia dëshiron të ‘skllavërojë’ Lituaninë, paralajmëron sulme ndaj anëtarëve të NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s, teksa shtoi se vendi dëshiron ta skllavërojë Lituaninë. Zelensky tha se pyetja është “kush është pas Ukrainës?”

Ai tha se situata mund të përkeqësohet vitin e ardhshëm, sepse Rusia mund t’i sulmojë vendet tjera. Nëse kjo ndodh, sipas tij, do të ishte një dështim i përbashkët i NATO-s dhe Ukrainës.

“Kjo nuk është një luftë që po bëhet nga Rusia vetëm kundër Ukrainës”, tha ai.

“Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë – për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror”, tha ai.

Ai tha se Ukrainës i nevojiten 5 miliardë dollarë në muaj për mbrojtje dhe u kërkoi aleatëve të ofrojnë më shumë armë për të ndihmuar vendin në luftën e tij kundër Rusisë./UBTNews/

Exit mobile version