UBT News

Zelensky thotë se Portugalia u pajtua t’i trajnojë pilotët ukrainas për F-16

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Portugalia u pajtua t’i trajnojë pilotët ukrainas për F-16.

“Sot, unë bisedova me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, pikë së pari për bashkëpunim në mbrojtje dhe siguri. E informova presidentin për situatën në fushëbetejë, si dhe për nevojat e mbrojtjes të Ukrainës. Portugalia konfirmoi gatishmërinë e saj për t’iu bashkuar trajnimit të pilotëve dhe inxhinierëve ukrainas në F16”, shkroi ai.

Edhe Greqia e Danimarka u pajtuan për të trajnuar pilotët ukrainas për avionë luftarakë./UBTNews/

Exit mobile version