Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se “plani i tij i fitores” që dëshiron t’ia paraqesë presidentit amerikan, Joe Biden këtë muaj do të forcojë Kievin dhe do të ketë një ndikim “psikologjik” që mund ta shtyjë Rusinë t’i japë fund luftës së saj diplomatikisht.
Në ngjarjen vjetore të Platformës së Krimesë të Kievit, udhëheqësi ukrainas tha se është e rëndësishme që Ukraina t’ua prezantonte planin aleatëve të saj para samitit të dytë ndërkombëtar mbi paqen në Ukrainë që ai dëshiron ta mbajë gjatë këtij viti.
“Nëse partnerët e mbështesin atë (planin), do ta bëjë më të lehtë për Ukrainën që të detyrojë Rusinë t’i japë fund luftës”, tha ai./UBTNews/