UBT News

Zelensky thotë se NATO duhet ta mbrojë Ukrainën nga ‘sabotazhi rus’ në objektet bërthamore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar anëtarëve të NATO-s që të garantojnë mbrojtjen e objekteve bërthamore të vendit.

Në një videofjalim në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Madrid, ai tha: “Të gjitha kombet tona janë të interesuara të mos përballen me ndonjë incident të rrezikshëm në objektet tona bërthamore. Ne të gjithë kemi nevojë për mbrojtje të garantuar nga sabotimi rus në objektet bërthamore”.

Përmes këtij fjalimi, Zelensky gjithashtu përsëriti thirrjen që Ukraina të pranohet si anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së.

“Ne ju nxisim që të mbështesni aplikimet tona për anëtarësim në BE dhe në NATO”, duke shtuar se ai është “i sigurt” se Ukraina mund të rivendosë kufijtë e saj./UBTNews/

Exit mobile version