Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të hënën se ushtria e vendit të tij ka rrëzuar shumicën e raketave ruse që u lëshuan gjatë ditës drejt objektivave kritike të infrastrukturës.
“Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan shumicën e raketave. Inxhinierët tashmë kanë filluar të rivendosin energjinë elektrike. Njerëzit tanë nuk dorëzohen kurrë”, tha Zelensky përmes një deklarate në rrjetet sociale./UBTNews/