Mbështetja e Kinës për Rusinë do të zgjasë luftën në Ukrainë, njoftoi Presidenti Volodymyr Zelensky të dielën, teksa u bëri thirrje vendeve në të gjithë Azi-Paqësorin që të bashkohen në një samit të ardhshëm të paqes, për të cilin ai akuzoi Rusinë se po përpiqej ta pengonte.
Zelensky i dha këto deklarata në Singapor gjatë një paraqitje në një takim të shefave të mbrojtjes nga e gjithë Azia-Paqësori, duke përfshirë Kinën dhe SHBA-në. Deklaratat i dha para një konference ndërkombëtare të paqes për Ukrainën, që do të mbahet më 15-16 qershor në Zvicër.
“Me mbështetjen e Kinës për Rusinë, lufta do të zgjasë më gjatë. Kjo është e keqe për të gjithë botën, dhe për politikën e Kinës – e cila deklaron se mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial dhe e deklaron zyrtarisht. Për ta nuk është mirë”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp./UBTNews/