Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se lufta po “kthehet gradualisht” në Rusi disa orë pasi Kremlini akuzoi Kievin se ka shënjestruar Moskën me dronë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tre dronë u kapën të dielën. Kati i pestë dhe i gjashtë i një ndërtese 50-katëshe u dëmtuan dhe nuk u raportua për viktima, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
“Ukraina po bëhet më e fortë dhe lufta po kthehet gradualisht në territorin e Rusisë, në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm. “Kjo është një e pashmangshme, e natyrshme dhe absolutisht e drejtë”./UBTNews/