Holanda do t’i japë Ukrainës 42 avionë luftarakë F-16, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të dielën pas vizitës në tij në Holandë.
“Falënderoj Mark Rutte, të gjithë ekipin e tij dhe popullin holandez për vendimin për F-16 për Ukrainën. Luftëtarët tanë do të marrin 42 avionë të mëdhenj luftarakë”, shkroi Zelensky në X.
Kryeministri holandez, Mark Rutte tha të dielën se Holanda zotëron 42 F-16./UBTNews/