UBT News

Zelensky thotë se Greqia do t’i trajnojë pilotët ukrainas për avionë luftarakë F-16

Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas për avionë luftarakë F-16, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Athinë të hënën.

Zelensky tha se përveç trajnimit, Kievi është falënderues edhe për paketën e mbrojtjes që Ukraina ia dhuroi Athinës.

Po ashtu Zelensky tha se “kompanitë greke janë të gatshme të marrin pjesë në transportimin e grurit ukrainas”.

Mitsotakis nënvizoi se Greqia do të ndihmojë në rikonstruktimin e Ukrainës, me fokus në qytetin e Odesës./UBTNews/

Exit mobile version