UBT News

Zelensky thotë se forcat ukrainase do ta thyejnë vullnetin e Moskës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se forcat e tij të armatosura nuk janë të dekurajuara në përpjekjet e tyre për të thyer vullnetin e Moskës pas pesë muajsh luftë.

Të hënën mbrëma, Zelensky tha se nuk ka pasur ndryshime signifikante në fushëbetejë brenda 24 orëve.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t’i thyejmë ata. Është detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por s’kemi alternativë tjetër”, deklaroi mes tjerash ai./UBTNews/

Exit mobile version