UBT News

Zelensky thotë se Evropa duhet të shmangë ndarjen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të premten u bëri thirrje evropianëve që të qëndrojnë të bashkuar kundër luftës së Rusisë.

“Nuk ka ndarje, nuk ka përçarje midis evropianëve dhe ne duhet ta ruajmë këtë. Ky është misioni ynë numër një këtë vit”, tha Zelensky përmes një videolidhjeje në një konferencë në Lituani.

“Evropa po ndihmon veten. Nuk po ndihmon Ukrainën të qëndrojë kundër Rusisë, po ndihmon Evropën të qëndrojë kundër agresionit rus”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version