UBT News

Zelensky thotë se është i sigurt që Ukraina do ta fitojë luftën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se është i sigurt që Rusia do ta humbasë luftën në Ukrainë.

“Sot kemi besim se Rusia do ta humbasë këtë luftë… Jam i sigurt se do të fitojmë sepse e vërteta është në anën tonë”, tha Zelensky.

Deklaratat e tij erdhën një ditë pasi Danimarka bashkë me Holandën njoftuan se do t’i dhurojnë Kievit avionë luftarakë F-16.

“Kryesore është ajo që ne dëshmojmë me fitoren tonë, me bashkëpunimin tonë… Së bashku dëshmojmë se jeta është vlerë, se njerëzit kanë rëndësi. Liria ka rëndësi, Evropa ka rëndësi”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Do të jetë një fitore e përbashkët. E të vërtetës, demokracisë, njerëzve tanë, e kombeve tona”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version