Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se do t’ua paraqesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një plan se si synon t’i japë fund luftës me Rusinë.
Në një konferencë për media, presidenti ukrainas tha se do t’ua prezantojë planin kandidatëve presidencialë, Kamala Harris dhe Donald Trump, si dhe presidentit aktual, Joe Biden.
Plani do të përfshijë hapa në frontet diplomatike dhe ekonomike, thotë ai, veçmas nga inkursioni i Ukrainës në Kursk, që është gjithashtu pjesë e strategjisë për ta shtyrë Moskën të fillojë bisedimet e paqes.
Presidenti njoftoi se Ukraina ka kryer testimin e parë të një rakete balistike të prodhimit vendas. Ukraina ka përdorur tashmë disa raketa balistike kundër Rusisë që janë siguruar nga SHBA./UBTNews/