Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se do të mirëpriste një takim mes Kievit dhe Pekinit, pavarësisht se nuk ka shenja të paqes nga Kina.
Presidenti ukrainas i dha këto deklarata gjatë një konference të përbashkët në Kiev me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez. Sanchez është lideri i fundit që vizitoi Ukrainën para përvjetorit të luftës.
Deklarata e Zelenskyt se ai “do të donte të takohej me Kinën” vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha ka sinjale që Kina është gati të furnizojë Rusinë me armë./UBTNews/