Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se dhjetë civilë u vranë të mërkurën si pasojë e një sulmi me raketa ruse në qytetin Kurakhove në Donetsk. Ai njoftoi se edhe katër zyrtarë policie u vranë si pasojë e minave ruse në jug të Khersonit.
Zelensky akuzoi ushtrinë ruse për “një goditje shumë brutale, absolutisht të qëllimshme në Kurakhove, pikërisht ndaj civilëve. Në njerëz të zakonshëm. Në treg, ashensorë, stacione karburanti, stacione autobusi, ndërtesa banimi”, tha ai në një videomesazh.
Sipas tij, situata po përshkallëzohet rreth Bakhmutit në Donetsk.
Zelensky tha se në mesin e viktimave në Kherson është edhe shefi i policisë së rajonit Cherkasy në Ukrainën veriore, Mykhailo Kuratchenko./UBTNews/