UBT News

Zelensky thotë se bota duhet ta di për terrorin e Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se bota duhet të jetë në dijeni për “të gjitha faktet e terrorit rus” kundër ukrainasve.

“Është e rëndësishme që bota të flasë për atë që po bën shteti terrorist dhe si po i mbrojmë jetët”, tha Zelensky në një fjalim.

Ai foli për sulmet e vazhdueshme të artilerisë ruse në Kherson ose Kharkiv, si dhe “terrorin kundër fshatrave në zonat kufitare të rajoneve Chernihiv dhe Sumy, ferrin në rajonin e Donetskut”./UBTNews/

Exit mobile version