UBT News

Zelensky thotë se ai nuk do të takohet me Putinin sepse “liderit rus nuk mund t’i besohet”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se nuk mund ta imagjinojë një situatë në të cilën ai do të takohej me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nuk ka asnjë rrethanë për të biseduar me presidentin e Federatës Ruse sepse ai nuk mund ta mbajë fjalën”, tha Zelensky.

“S’kemi besim në të”, shtoi ai tutje.

“Rusia duhet të largohet nga territori ynë. Dhe pas kësaj, ne do të merremi me mjete diplomatike. Për ta bërë këtë, ne mund të gjejmë çdo format me partnerët tanë menjëherë pas kësaj”, deklaroi ai më tej./UBTNews/

Exit mobile version