UBT News

Zelensky: Terrori do të humbasë, Ukraina do të triumfojë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po e akuzon Rusinë se po vepron në mënyrë “të pabesë” pas sulmeve vdekjeprurëse me dronë dhe raketa “kamikaze”.

Rusia “vret civilët, godet banesat, infrastrukturën”, thotë ai në një postim në mediat sociale.

“Sot, si rezultat i sulmit të pushtuesve në një ndërtesë banimi në Kiev, katër persona kanë vdekur tashmë, mes tyre është një familje e re që priste një fëmijë. Terrori duhet të humbasë dhe do të humbasë, dhe Ukraina do të mbizotërojë”, thekson lideri ukrainas./UBTNews/

Exit mobile version