UBT News

Zelensky takon trupat në Bakhmut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua me trupat që po angazhohen në operacionin sulmues rreth qytetit lindor të Bakhmutit, thuhet në një deklaratë të zyrës së presidentit.

Zelensky vizitoi brigadat luftarake derisa po qëndronte në udhëtim pune në rajonin e Donetskut të martën, thuhet në deklaratë.

Aty u diskutua edhe për nevojat e njësisë, përfshirë edhe “sigurimin e predhave të artilerisë, raketave për sistemet e mbrojtjes ajrore të vijës së parë, automjetet e evakuimit dhe elektronike pajisje luftarake”./UBTNews/

Exit mobile version