Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar sot në Kiev me tre kongresmenë amerikanë. Kongresmenët Mike Turner, James Himes dhe Eric Swalwell diskutuan me Zelenskyn rreth luftës.
Sipas Zelenskyt, në këtë takim u diskutua edhe për përgatitjen e Ukrainës për dimër, nevojën për të rindërtuar infrastrukturën energjetike, forcimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe nevojën për mbështetje të mëtejshme ushtarake./UBTNews/