UBT News

Zelensky takohet me delegacionin e mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Energjisë, Rafael Mariano Gross dhe delegacioni i tij u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, para vizitës në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias.

Termocentrali është pushtuar nga forcat ruse që nga muaji mars, por stafi ukrainas punon ende atje dhe është i lidhur me rrjetin elektrik të Ukrainës.

Luftimet rreth termocentralit javët e fundit kanë ngjallur shqetësime mbi sigurinë e asaj pjese. Ukraina dhe Rusia e kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime në atë zonë./UBTNews/

Exit mobile version