UBT News

Zelensky: Sulmi ndaj Kharkivit është krim lufte

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi bombardimin e Kharkivit, ku mbetën të vdekur dhjetëra civilë, si krim lufte.

Nëntë persona, përfshirë edhe fëmijë, janë vrarë të hënën pasi bombat e dyshuara ruse shënjestruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Në komentet e bëra para sulmit të fundit në qendër të Kharkivit, Zelensky deklaroi se dëshmitarët okularë thanë se civilët ishin shënjestruar qëllimisht.

“Forcat ruse qëlluan brutalisht mbi qytetin Kharkiv nga artileria reaktiv. Është padyshim krim lufte”, deklaroi Zelensky gjatë një fjalimi të hënën mbrëma.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Kharim Khan, hapi hetim mbi pushtimin rus të Ukrainës./UBTNews/

Exit mobile version