Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, komentoi sulmet raketore të Rusisë ndaj një ndërtese banimi në Kiev, duke theksuar se këto sulme janë një shenjë e qartë se duhet të ushtrohet presion më i madh ndaj Moskës për të arritur një armëpushim.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, që ka filluar para tre vjetësh, është intensifikuar së fundmi, me sulme të përhapura me dronë dhe raketa, të cilat kulmuan me sulmin e së martës ndaj kryeqytetit ukrainas. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj Kievit gjatë këtij viti, ku mbetën të vrarë 28 persona dhe u plagosën 142 të tjerë.
Zelensky së bashku me ministrin e Brendshëm, Ihor Klymenko, vizituan vendin e sulmuar, ku vendosën kurora me lule për të nderuar kujtimin e 23 personave që humbën jetën në këtë sulm.
Në një postim në Telegram, presidenti ukrainas shkroi se “ky sulm është një përkujtues për botën se Rusia refuzon armëpushimin dhe zgjedh vrasjet”.
Ai gjithashtu falënderoi partnerët ndërkombëtarë të Ukrainës, duke theksuar gatishmërinë e tyre për të rritur presionin mbi Rusinë, në mënyrë që Moska të “ndiejë koston e vërtetë të luftës”.