UBT News

Zelensky sot do t’i drejtohet parlamentit francez

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’i adresohet parlamentit francez të mërkurën me një videokonferencë, teksa ai vazhdon fushatën e tij për vendet perëndimore që të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Të martën, Zelensky iu drejtua deputetëve italianë, duke thënë se vdekja e qindra fëmijëve në Ukrainë ishte “çmimi i zvarritjes së presionit ndaj Rusisë për të ndalur këtë luftë”.

Fjalimi i së mërkurës po zhvillohet në një moment të rëndësishëm në politikën franceze, me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit vetëm 18 ditë larg. Tre kandidatë në garë – Marine Le Pen, Jean-Luc Mélenchon dhe Nicolas Dupont – Aignan – që janë edhe deputetë, do të marrin pjesë në fjalimin e Zelenskyt./UBTNews/

Exit mobile version