UBT News

Zelensky shumë mirënjohës për vendimin rreth tankeve gjermane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përshëndetur vendimin e Gjermanisë për të furnizuar vendin e tij me tanke luftarake Leopard 2 dhe tha se i është “sinqerisht mirënjohës” kancelarit Olaf Scholz.

Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje aleatëve që t’i bashkohen “koalicionit të tankeve” dhe të dërgojnë “sa më shumë prej tyre të jetë e mundur” për të mbështetur përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Gjermania sot konfirmoi zyrtarisht dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. Gjithashtu konfirmoi se do të autorizojë rieksportin e tankeve Leopard 2 nga vende të tjera. Rieksporti i armëve të prodhimit gjerman kërkon leje nga qeveria gjermane sipas ligjit kombëtar./UBTNews/

Exit mobile version