Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shpreson se do të mund t’i bashkohet një takimi të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në prag të përvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, tha zëvendësministrja e parë e Jashtme, Emine Dzhaparova, për Associated Press.
“Presidenti ynë do të dëshironte të vinte. Ai shprehu vullnetin për të ardhur”, tha ajo, “por është ende një pyetje nëse situata e sigurisë do t’ia mundësojë të vijë”, shtoi ajo.
Që nga fillimi i luftës, Zelensky udhëtoi për herë të parë në Uashington DC në fund të dhjetorit.
Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya ka thënë se një takim i 163 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme është planifikuar të mbahet më 23 shkurt. Më pas do të mbahet një takim ministror i anëtarëve të Këshillit të Sigurimit më 24 shkurt./UBTNews/