Një njoftim i papritur ka ardhur nga Kievi – Presidenti Zelenskyy ka shkarkuar Vadym Prystaiko si ambasador të vendit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ende nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimin.
Në njoftimin presidencial thuhet gjithashtu se Prystaiko është hequr edhe roli i tij si përfaqësues i Ukrainës në Organizatën Ndërkombëtare Detare.
Z. Prystaiko kishte shërbyer si ambasador i Ukrainës në Londër që nga 20 korriku i vitit 2020./UBTNews/