Sot shënohet përvjetori i nëntë i rrëzimit të fluturimit MH17.
Fluturimi i Malaysia Airlines, që udhëtonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, po udhëtonte mbi Ukrainë më 17 korrik 2014 kur u zhduk nga radarët.
Avioni u rrëzua pasi u godit nga një raketë Buk e prodhimit rus mbi Ukrainën lindore, zbuloi një hetim më vonë.
Në bord ndodheshin gjithsej 283 pasagjerë, 80 fëmijë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.
Tragjedia “nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Rusia “do të mbahet plotësisht përgjegjëse për të gjitha krimet e kryera në Ukrainë”, shton ai.
Një gjykatë holandeze shpalli fajtorë dy rusë dhe një separatist ukrainas në mungesë vitin e kaluar./UBTNews/