UBT News

Zelensky: Rusia po përpiqet të ‘kërcënojë gjithë botën’ duke bombarduar centralin bërthamor më të madh të Evropës

Rusia ka arritur një nivel të ri të ulët dhe po përpiqet të “kërcënojë të gjithë botën” duke bombarduar termocentralin më të madh bërthamor të Evropës, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Moska dhe Kievi e kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimet në centralin bërthamor ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres propozoi një zonë të çmilitarizuar në uzinën Zaporizhzhia në qytetin Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.

Guterres po ashtu u bëri thirrje të dy palëve të ndalin veprimet ushtarake përreth objektit për të shmangur “pasojat katastrofike”.

Shtetet e Bashkuara mbështetën thirrjen e OKB-së për një zonë të çmilitarizuar dhe i kërkuan Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të vizitojë atë vend./UBTNews/

Exit mobile version