Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur në një konferencë për media në Kiev u tha gazetarëve se njohja nga Moska e regjimeve separatiste në Ukrainën lindore paraqet kërcënim për sigurinë e kombeve të tjera evropiane.
“Ne nuk jemi anëtarë të Bashkimit Evropian apo NATO-s – por nëse ndodhë përshkallëzimi i plotë, pushtimi i plotë nga Federata ruse, edhe fqinjtë tanë do të jenë në rrezik… Moldavia, Lituania, Letonia dhe Estonia”, deklaroi ai.
“Zoti na ruajttë, nuk dua të ndodhë, askush nuk do luftë. Në Ukrainë, njerëzit duan paqe. Por ne duhet të përgatitemi për çdo hap agresioni”, shtoi ai./UBTNews/