Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të hënën mbrëma se Rusia po vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pas një vale sulmesh në infrastrukturën energjetike të vendit që kanë lënë miliona njerëz pa energji elektrike.
“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se Rusia nuk ka hequr dorë nga taktikat e saj terroriste”, tha Zelensky.
“Mungesa e sulmeve masive me raketa do të thotë vetëm se armiku po përgatitet për to dhe mund të godasë në çdo kohë. Edhe pse është e qartë se edhe pa dritë ne e dimë mirë se ku të gjuajmë dhe çfarë të çlirojmë, Rusia ende shpreson për ndërprerje. Kjo është shpresa e fundit e terroristëve”, deklaroi ai tutje./UBTNews/