UBT News

Zelensky: Rusia ka përdorur më shumë se 4 mijë e 700 raketa për të goditur Ukrainën që nga fillimi i luftës

Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Rusia ka përdorur tashmë më shumë se 4 mijë e 700 raketa në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

“Sot është dita e 270-të e luftës në shkallë të gjerë. Rusia përdori më shumë se 4 mijë e 700 raketa”, tha ai në një fjalim para anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë të dielën.

“Qindra qytete tona janë djegur. Mijëra njerëz vdiqën. Qindra mijëra u dëbuan me forcë në Rusi. Miliona u larguan nga Ukraina për në vendet e tjera, duke ikur nga lufta”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version