Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë “terrorin rus”, duke thënë se sulmet me raketa në Kremenchuk të Ukrainës e bënë vendin e Vladimir Putin“organizatën më të madhe terroriste në botë”.
Deri më tani, 18 persona mendohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, por Zelensky paralajmëroi se mund të ketë më shumë, duke shtuar se numri i njerëzve nën rrënoja ende nuk është përcaktuar.
Duke iu kthyer takimit të liderëve të G7 që po zhvillohet, ai tha:
“Demokracitë më të fuqishme në botë do të mbështesin shtetin tonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për fitoren tonë. Ukraina nuk do të thyhet! Kurrë”./UBTNews/