Rindërtimi i Ukrainës është një “detyrë e përbashkët” e botës demokratike, tha të hënën Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë deklaratës hapëse në “Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës” në Lugano.
“Rindërtimi i Ukrainës nuk është një projekt lokal. Nuk është një projekt i një kombi, por një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike, të gjitha vendeve që mund të thonë se janë të civilizuar”, tha Zelensky në fjalimin virtual.
Ky rindërtim nënkupton gjithashtu “një mundësi për vendet tona, kompanitë tona dhe specialistët tanë për të treguar pse liria është më e fuqishme se çdo tirani”, shtoi ai.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, njoftoi të hënën se Bashkimi Evropian ka propozuar ngritjen e një platforme rindërtimi për të ndihmuar qeverinë ukrainase të rindërtojë vendin pas luftës./UBTNews/