Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka riafirmuar sovranitetin e vendit të tij mbi Krimenë gjatë një konference ndërkombëtare për statusin e gadishullit të Detit të Zi.
“Do të doja që të gjithë ta dini se ne do të kthehemi në çdo rast”, tha Zelensky. Ai akuzoi pjesë të bashkësisë ndërkombëtare për fshirjen e aneksimit rus të vitit 2014.
“Një vend i parajsës u shndërrua në një rajon depresiv dhe të varur – në një rajon me gardhe të larta, tela me gjemba dhe paligjshmëri“, tha ai.
Për ukrainasit, Krimea nuk ishte vetëm një pjesë territori, tha Zelensky.
“Për Ukrainën, Krimea është pjesë e popullit tonë, pjesë e shoqërisë sonë”, përfundoi Zelensky.