Volodymyr Zelensky ka folur me Joe Biden për ngjarjet dramatike të djeshme. Gjatë një telefonate me presidentin Joe Biden, homologu i tij, ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se rebelimi i shkurtër – gjatë së cilës trupat nga Grupi Wagner u drejtuan për në Moskë – kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putinit.
Në një deklaratë, Zelensky bëri thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë. Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i ShBA-së kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes, me theks të veçantë në armët me rreze të gjatë.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të ShBA-së.