UBT News

Zelensky reagon pas tragjedisë në Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar pas rrëzimit të helikopterit jashtë Kievit, ku mbetën të vdekur Ministri i Brendshëm ukrainas dhe dhjetëra të tjerë.

“Sot, një tragjedi e tmerrshme ndodhi në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter SES (shërbimet e urgjencës shtetërore) u rrëzua dhe zjarri shpërtheu në vendin e rrëzimit. Dhimbja është e papërshkrueshme”, shkroi Zelensky në rrjete sociale.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksii Kuleba tha se tre fëmijë mbetën të vdekur në këtë incident, i cili ndodhi pranë një kopshti fëmijësh në periferinë lindore të Kievit, Brovary./UBTNews/

Exit mobile version