Disa liderë të BE-së kanë thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë Ukrainës avionë për ta ndihmuar atë të luftojë kundër Rusisë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.
“Evropa do të jetë me ne deri në fitoren tonë. E kam dëgjuar nga një numër liderësh evropianë… për gatishmërinë për të na dhënë armët dhe mbështetjen e nevojshme, përfshirë edhe avionët”, tha Zelensky në një konferencë shtypi në Bruksel.
“Ne do të ngremë çështjen e avionëve luftarakë dhe avionëve të tjerë”.
Pak më parë, shefi i shtabit të Zelensky-t, Andriy Yermak, postoi në mediat sociale: “Çështja e armëve me rreze të gjatë dhe avionëve luftarakë për Ukrainën është zgjidhur”.
Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se “rruga drejt paqes, rindërtimit dhe anëtarësimit do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë”, përpara se të shtonte, “Ne do të jemi me ju në çdo hap të rrugës”./UBTNews/