Udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka premtuar se do ta mbajë vendin e tij në axhendën ndërkombëtare, teksa u shpreh se shtatori do të jetë produktiv dhe mund të ketë ndihmë ushtarake nga Perëndimi dhe ofensiva të reja diplomatike për të ndëshkuar Rusinë.
Presidenti Zelensky tha se ai pret që Ukraina të marrë më shumë artileri, automjete të blinduara, raketa dhe pajisje për pastrimin e minave nga aleatët perëndimorë të Ukrainës.
“Çdo partner është i vetëdijshëm për nevojat tona. Presim vendime”, ka shkruar ai në Telegram./UBTNews/