UBT News

Zelensky premton furnizime dhe armë të reja për trupat ukrainase

Ukraine's President Volodymyr Zelensky addresses the US Congress at the US Capitol in Washington, DC on December 21, 2022. - Zelensky is in Washington to meet with US President Joe Biden and address Congress -- his first trip abroad since Russia invaded in February. (Photo by Mandel NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images)

Presidenti i Ukrainës, Volodymr Zelensky u ka premtuar trupave në vijën e frontit më shumë furnizime dhe armë derisa dimri po afrohet.

“Do të ketë furnizime të reja”, shkroi ai në Telegram.

U raportua për mungesë municionesh në Ukrainë dhe presidenti ka bërë thirrje për armë dhe municione të reja perëndimore gjatë muajve të fundit – si dhe u zotua për të rritur prodhimin ukrainas.

“Është shumë e rëndësishme që të ketë një prodhim të ri të armëve tona dhe ne kemi përshkruar disa pika prioritare me luftëtarët”, shtoi ai.

“Kjo është ajo që duhet bërë. Ne do ta bëjmë!”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version