UBT News

Zelensky përshkruan lëshime të mundshme sa i përket marrëveshjes së paqes

Presidenti ukrainas thotë se do të pranonte një marrëveshje paqeje në të cilën trupat ruse do të ktheheshin në pozicionet që mbanin një ditë para fillimit të pushtimit të plotë në shkurt.

Kur u pyet nga Frank Gardner i BBC-së se cili do të ishte lëshimi “minimal” nga Rusia në këmbim të paqes, Zelensky u përgjigj,“një kthim i forcave ruse atje ku ishin më 23 shkurt”.

“Por që kjo të ndodhë duhet të ketë dialog diplomatik”, shtoi ai.“Nga ana jonë nuk janë djegur të gjitha urat diplomatike”.

Zelensky nuk e përmendi në mënyrë specifike Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia më 2014 – por përgjigja e tij sinjalizon një gatishmëri për të pranuar kontrollin rus të gadishullit si pjesë e një zgjidhjeje paqeje./UBTNews/

Exit mobile version