UBT News

Zelensky paralajmëron sulmet ruse ndaj centraleve bërthamore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenesky gjatë një adresimi në parlamentin japonez paralajmëroi rreziqet me të cilat vendi i tij mund të përballet në rast se Rusia sulmon centralet bërthamore – dhe ngriti shqetësime për vendin e shkrirjes së Çernobilit.

Në fillim të këtij muaji, ushtarët rusë hynë në zonën 32 km të përjashtimit të Çernobilit dhe rrethuan perimetrin e termocentralit bërthamor. Moska tha se ka siguruar vendin së bashku me gardën kombëtare të Ukrainës, por Ukraina tha se trupat ruse kanë marrë kontrollin e plotë.

Udhëheqësi ukrainas bëri thirrje gjithashtu për më tepër sanksione që të ushtrohet edhe më tej presion ndërkombëtar ndaj Rusisë për t’i dhënë fund agresionit./UBTNews/

Exit mobile version