UBT News

Zelensky: Ne do t’i jepnim fund luftës nëse do të kishim armë më të mira

Në një videofjalim të martën mbrëma presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se nëse Ukraina do të kishte qasje në armë më të mira “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, ne tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë”.

Presidenti Zelensky tha se “në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”. Sipas tij, nëse këto vende kanë armë dhe municion që i nevojitet Ukrainës, është “obligim moral që të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë dhe të shpëtojnë jetën e mijëra ukrainasve”. Ai shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve.

Presidenti Zelensky shtoi se intensiteti i të shtënave ruse në Kharkiv në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar strukturat civile./UBTNews/

Exit mobile version