Ukraina do të mbrojë qytetarët në rajonet e pushtuara nga Rusia ndërsa Moska i afrohet aneksimit të tyre, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne do të veprojmë për të mbrojtur popullin tonë: si në rajonin Kherson, në rajonin Zaporizhzhia, në Donbas, në zonat e pushtuara aktualisht të rajonit të Kharkiv dhe në Krime”, tha ai në një video të postuar në Telegram.
Ka shqetësime se aneksimi i katër territoreve mund të çojë në një përkeqësim të situatës, pasi Moska ka kërcënuar me përdorimin e më shumë armëve vdekjeprurëse nëse zonat shënjestrohen në të ardhmen.
Ukraina nuk do të jetë në gjendje të negociojë me Rusinë pas të ashtuquajturave referendume, tha Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.
Zelensky tha se “nuk ka asgjë për të folur” me presidentin rus Vladimir Putin.
“Para syve të gjithë botës, Rusia po kryen një farsë të hapur të quajtur “referendum” në territorin e okupuar të Ukrainës”, tha ai.
“Njerëzit janë të detyruar të plotësojnë disa letra për një foto televizive nën grykën e automatikëve.
“Shifrat e rezultateve të pretenduara të pseudo-referendumit janë nxjerrë paraprakisht”, tha ai./UBTNews/