UBT News

Zelensky: Moska po shkatërron qytetet rusishtfolëse në Ukrainë

Moska pretendon se po mbron të drejtat e njerëzve që flasin rusisht në Ukrainë, por shumica e qyteteve të shkatërruara nga ushtria ruse ishin kryesisht rusisht-folëse, tha Zelenskyy.

“Dhe ata tani po kalojnë në gjuhën ukrainase sepse janë të shokuar se si ushtria ruse mund t’ua kishte bërë këtë”, u tha Zelensky gazetarëve danezë në një konferencë për shtyp në internet.

Zelenskyy përsëriti se ai do të negociojë me Rusinë vetëm nëse forcat e saj tërhiqen nga Ukraina.

“Nëse Federata Ruse është e gatshme të përfundojë luftën, që do të thotë të tërheqë trupat nga territoret tona, unë personalisht jam gati për një format të tillë në çdo moment”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version