UBT News

Zelensky mirëpret Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mirëpritur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Kiev, për të diskutuar mbi zgjerimin e iniciativës së grurit që i mundëson Ukrainës të eksportojë prodhimet e saj bujqësore nga portet e Detit të Zi.

“Ne jemi të interesuar të garantojmë se nuk do të ketë uri në botë dhe politika jonë e përbashkët është të zgjerojmë korridorin e nismës së grurit. Ne ngritëm gjithashtu edhe çështjen që në të ardhmen që zgjatet nisma”, tha Zelensky në një konferencë për media.

“Është shumë e rëndësishme që ne po flasim në Kiev se si të rivendosim paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe fuqinë e plotë të Kartës së OKB-së – ato norma që janë po aq të rëndësishme për të gjitha kombet në tokë”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version