UBT News

Zelensky mirënjohës ndaj Mbretërisë së Bashkuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Bashkuar për furnizim me armë dhe mbështetje financiare gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Përmes një adresimi në Telegram, lideri ukrainas tha: “Armët, financat, saksionet janë tri gjëra në të cilat Mbretëria e Bashkuar vazhdimisht ka dëshmuar vazhdimisht lidershipin e saj në mbështetjen e Ukrainës”.

“Ne e vlerësojmë këtë bashkëpunim vërtet real, kur fjalët dhe komunikimi vihen vazhdimisht në veprim. Jam tejet mirënjohës ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ben Wallace dhe ekipit të tij për këtë vizitë, si dhe Mbretërisë së Bashkuar, qeverisë dhe kryeministrit për ndihmën e tyre”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version