UBT News

Zelensky mban një minutë heshtje për të nderuar gazetarët e vrarë në luftë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti një minutë heshtje për gazetarët e vrarë si pasojë e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, në fillim të konferencës në njëvjetorin e fillimit të pushtimit rus.

“Unë përulem thellë para jush për atë që keni thënë për Ukrainën dhe se bota nuk po e harron Ukrainën dhe po na ndihmon neve”, u tha ai gazetarëve të premten. “Ju falënderoj të gjithëve dhe dua të falënderoj kolegët tuaj, të cilët fatkeqësisht nuk janë më me ne”.

Duke e quajtur gazetarinë një profesion të rëndësishëm, ai tha, “do të ishte e drejtë të nderojmë gazetarët me një minutë heshtje – ata që do të jenë në kujtesën tonë”./UBTNews/

Exit mobile version