UBT News

Zelensky: Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Deklaratata e presidentit ukrainas erdhi pasi një sërë shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, duke lënë të paktën një të vdekur.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet e së martës, por tha: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se municionet shpërthyen në bazën ushtarake. Ndërkohë Ukraina mohoi çdo përgjegjësi për shpërthimet.

Zyrtarët ukrainas thonë se edhe 13 persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës në rajonin qendror të Dnipropetrovsk dhe një tjetër në rajonin Zaporizhzhia në jug./UBTNews/

Exit mobile version